Në gjysmën e dytë të shekullit XX, roli i grave në shoqërinë maqedonase ndryshoi ndjeshëm. Në kontekstin e ri të shfaqur politik, ekonomik, social dhe kulturor, gratë bëjnë përparimin e tyre të parë në një mori profesionesh më parë të konsideruara si “të meshkujve”. Projekti i gjerë dhe gjithëpërfshirës i modernizimit dhe emancipimit nënkupton ndryshim të shpejtë në strukturën dhe imazhin e qyteteve, dhe gratë arkitekte marrin pjesë në mënyrë të barabartë në formimin e hapësirës së re të jetesës.
Gratë arkitekte japin kontribut domethënës në skenën arkitekturore në Republikën Socialiste të Maqedonisë, veçanërisht në periudhën e rindërtimit pas tërmetit të Shkupit. Periudha e viteve 1960, të ‘70 dhe fillimi i viteve të ’80 është një kohë e krijimtarisë intensive arkitekturore dhe urbane për Mimoza Tomic, Vera Kjosevska, Ljubinka Malenkova, Olga Papesh, Vasilka Ladinska dhe shumë të tjera.
Të arsimuara në shkollat arkitekturore tashmë të njohura dhe qendrat kulturore – Beograd, Zagreb dhe Lubjanë, ku modernizmi arkitektonik hyn drejtpërdrejt nga qendrat evropiane – Parisi, Berlini, Vjena, Praga, etj., pas kthimit të tyre në Shkup ato kanë një ndikim të fortë në zhvillimin e skenës arkitekturore maqedonase, duke përhapur idenë dhe kulturën moderniste tek brezat e rinj të arkitektëve.
Frymëzuar nga debati intensiv global mbi rolin e gruas në shoqëri dhe, rrjedhimisht, në profesion, ky projekt synon të hulumtojë, dokumentojë, studiojë dhe promovojë rolin dhe veprat e këtyre grave të shquara në praktikë – si planifikuese, arkitekte dhe projektuese; të çoj në një kuptim më të mirë, shikueshmëri më të madhe dhe vlerësim të trashëgimisë arkitektonike dhe kulturore që ato u kanë lënë brezave të ardhshëm.
Projekti është i financuar nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.